Ka kaluar një vit që nga publikimi i këngës “Sweet but Psycho” nga artistja shqiptare me famë tashmë botërore, Ava Max.
Ky projekt i solli asaj famë të madhe, ndërsa arriti shikime e dëgjime në platformat e ndryshme muzikore, përfshirë edhe kanalin YouTube.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë solli edhe këngë të tjera që u pritën mirë prej fansave dhe publikut gjersa tani ka publikuar edhe një këngë të re.
“Torn”, projekti i ri i artistes shqiptare por të cilin për momentin e ka sjellë pa ndonjë videoklip.
Mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim do t’ia bashkëngjit këngës edhe ndonjë video.
Artistja në realitet quhet Amarda Toçi dhe vjen nga Shqipëria, dhe nga viti i kaluar ka shënuar rritje të dukshme në karrierën e saj.