Miley Cyrus është bërë performuesja më e fundit që po tërhiqet nga festivali Woodstock 50.
Ylli i popit po u bashkohet kështu performuesve udhëheqës JAY-Z dhe Dead & Company, John Fogerty, Country Joe McDonald dhe John Sebastian, të cilët i kanë anuluar planet për të performuar në koncertin në Maryland muajin e ardhshëm, kjo pas një vargu problemesh me lejet dhe pengesat financiare për organizatorin Michael Lang dhe partnerët e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThe Lumineers, Santana dhe The Raconteurs gjithashtu kanë njoftuar se nuk do të interpretojnë në koncertin e përvjetorit të 50-të të Woodstockut, pas lajmeve që nuk do të mbahej më në veri të New Yorkut, shkruan KOHA Ditore.
Me gjithë anulimet, festivali raportohet se po vazhdon me planet për ta organizuar një ngjarje njëditore, e cila do të mbahet në Merriweather Post Pavilion në afërsi të Baltimores.
Veteranët britanikë të rokut The Zombies janë performuesit e vetëm që kanë konfirmuar se do të marrin pjesë.