Mbretëresha e popit, siç e quajnë shumë adhurues këngëtaren amerikane Madonna, megjithatë do të performojë në finalen e Eurosongut të sivjetshëm më 18 maj.
Edhe pse performanca e saj është vënë në pikëpyetje për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me kontratën, përfaqësuesit e Madonnës thanë së fundi se ylli i madh i popit megjithatë do të interpretojë në mbrëmjen finale të Eurosongut ku do t’i këndojë dy këngë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerformanca e Madonnës u paralajmërua nga mediat e njohura britanike dhe amerikane muajin e kaluar. Sipas tyre, Madonna do të duhej ta këndojë një këngë nga albumi i ri "Madame X" dhe një nga hitet e vjetra, supozohet të jetë megahiti "Like a Prayer", shkruan KOHA Ditore.
Eurovisioni i sivjetshëm fillon më 14 maj në Tel Aviv, ndërsa nata finale do të mbahet të shtunën, kur do të mësojmë se kush do ta fitojë titullin e këngës më të mirë në vitin 2019.