Mick Jagger mund të kthehet në skenë me “Rolling Stones” ndoshta që në korrik, pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër në një spital të Nju Jorkut, raportojnë mediet e huaja.
75-vjeçari Jagger, u detyrua të shtynte një turne të planifikuar në Amerikën Veriore për t’iu nënshtruar trajtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëngëtari i Rolling Stones, në një postim në Twitter nga spitali, shkruante: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes! Unë ndjehem shumë më mirë tani dhe kam një falënderim të madh edhe për stafin e spitalit që bëri një punë të jashtëzakonshme”.
Edhe pse ai nuk tha se çfarë trajtimi kishte marrë, është raportuar se iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e një valvule të zemrës, transmeton tch.
“Rolling Stones”, kishte planifikuar ndërkohë të fillonte turneun e fundit në vijim të këtij muaji.