Muzikanti legjendar Mick Jagger (75) thotë se ndihet mirë në intervistën e tij të parë pas operacionit të zemrës i cili e shtyu turneun e rock bendit Rolling Stones.
“Ndihem shumë mirë. Ushtrojmë shumë gjatë javëve të fundit”, – tha Jagger për radiostacionin Q107 në Toronto, duke shtuar se atë mëngjes ishte edhe në palestër.
Rolling Stones njoftoi në fund të marsit se turneu i planifikuar veror në Amerikën e Veriut do të shtyhej për shkak të trajtimit të Jagger.
Në atë kohë Jagger lëshoi një deklaratë ku u kërkoi falje fansave dhe premtoi se do të bënte gjithçka për t'u kthyer në skenë së shpejti.
Në maj, Mick e publikoi një videoklip në të cilin ai i ushtron lëvizjet e vallëzimit përpara turneut. Në intervistën për radion ai tha se anëtarët e bendit po diskutojnë se cilat këngë do t’i performojnë në turne, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
Jagger e tregon formën e mirë pas operimit të zemrës
“Po përpiqemi t’i zgjedhim disa këngë që nuk i kemi interpretuar kohët e fundit. Njerëzit shpesh nuk duan shumë gjëra të pazakonta. Njerëzit duan pak gjëra të pazakonta, ata nuk duan njëqind për qind të pazakontë”, - thotë Jagger.
Sipas planeve të reja, turneu fillon më 21 qershor në Chicago.