Këngëtari i njohur britanik, Sam Smith, ka folur rreth identitetit të tij gjinor.
Ai gjatë një interviste me Jameela Jamil ka zbuluar se nuk ndihet “as mashkull e as femër”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund të identifikohesh në gjini”, ka thënë Smith. “Jeni një përzierje e të gjitha gjërave të ndryshme. Jeni një krijim i juaj i veçantë. Kështu e marrë unë – nuk jam mashkull apo femër. Mendoj se notojë diku në mes – kjo është e gjitha”, ka shpjeguar këngëtari 26-vjeçar.
“Gjithmonë kam qenë shumë i lirë në kuptimin e të menduarit për seksualitetin tim, kështu që vetëm kam provuar të ndryshojë këtë në mendimet e mia edhe në gjininë”, shtoi ai.
Në videon më poshtë mund ta shikoni intervistën e plotë.