Këngëtarja me renome botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka siguruar 4 nominime në Brit Awards 2018.
Këngëtarja 23 vjeçare është nomimuar në dy kategori. Por në secilën prej kategorive, atë të “British Video” dhe “British Single”, konkurron me dy këngët e saj “IDGAF” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i popit ka vënë në dukje se po konkurron me veten ndërsa u bën thirrje fansave ta votojnë.
“Po garoj me veten”, ka shkruar Lipa në një postim në Instagram.
“Votimi në Brit Award për ‘British Artist Video of the Year’ tani është hapur. Ju mund të më votoni mua ose neve duke postuar në Twitter hashtagun #BRITVIDDUALIPA ose #BRITVIDCALVINDUA. Ju mund të votoni vetëm njëherë në çdo 24 orë, një hashtag dhe për fat të keq rishpërndarja nuk llogaritet”, ka sqaruar ajo në postim.