Dua Lipa këngëtarja më e nominuar për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien, që ka gjithashtu katër nominime, raporton BBC.
Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina në të gjitha nominimet përfaqësohet me këngët “IDGAF” si dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, transmeton Koha.net.
Në kategorinë “British Single” ajo është nominuar me të dy këto këngë.
Ajo është në garë, po me “One Kiss” e “IDGAF”, edhe për videoklipin më të mirë, derisa për këtë çmim është e nominuar edhe Rita Ora me “Let Me Love You”.
Ceremonia e “Brit Awards” do të mbahet të mërkurën, më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Sonte Brit Awards, kush do të triumfojë, Dua Lipa apo Rita Ora
-
Dua Lipa, e nominuar e trefishtë për “Brit Awards”
-
Dua Lipa e Bebe Rexha me nga një nominim në “Brit Awards 2023”
-
Nominimi i dyfishtë për “Brit Awards” – rikonfirmim i Dua Lipës në piedestal
-
Dua Lipa nominohet për dy çmime në “Brit Awards 2022”