Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Të tri këngëtaret e famshme shqiptare i përgjigjen ftesës së Bebe Rexhës për bashkëpunim

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, mbrëmë përmes një postimi në Twitter ka ftuar Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin (Armanda Koçi), që të bëjnë një bashkëpunim.

“Hajde shqipe”... kështu i është përgjigjur Lipa, propozimit të Rexhës për këtë bashkëpunim të këtyre këngëtareve shqiptare me renome botërore, bën të ditur “Express” i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Edhe Ora i është përgjigjur kësaj kërkese të Rexhës, duke thënë se ka shumë respekt për të gjitha këto femra, derisa Ava Max e ka ripostuar mesazhin me mbishkrimin “New Lady Marmalade”.

Nëse ndodhë ky bashkëpunim, do të shndërrohet në hitin e shqiptarëve kudo në botë.