Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me tri këngëtaret tjera të famshme po ashtu shqiptare.
Ajo ka përmendur se do të dëshironte që të bënte bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin (Armanda Koçi), transmeton Koha.net.
“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në Twitter, ku pas shkrimit ka bashkëngjitur dy rrathë - njërin me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të zezë, kështu duke simbolizuar ngjyrat kombëtare shqiptare.
I want a collab @DUALIPA @RitaOra @avamax ?⚫️
— Bebe Rexha (@BebeRexha) January 28, 2019
Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora flet për bashkëpunimin e mundshëm me Bebe Rexhën, Dua Lipën e Ava Maxin
-
Të tri këngëtaret e famshme shqiptare i përgjigjen ftesës së Bebe Rexhës për bashkëpunim
-
Koncerti i Jonas Brothers bashkon këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Ava Max
-
Shakira e zgjedh Dua Lipën si artisten me të cilën ka dëshirë të bashkëpunojë
-
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave