Supermodelja e njohur, Naomi Campbell, dhe këngëtari i famshëm Liam Payne kanë ndezur thashethemet se janë në një romancë.
Mediet kanë aluduar për një lidhje mes tyre, për shkak të komenteve që Campbell dhe Payne kanë lënë në fotot e njëri-tjetrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëngëtari dhe supermodelja 23 vite më e madhe flirtuan shumë publikisht në Instagram.
48-vjeçarja publikoi një ‘selfie’ dhe këngëtari shfrytëzoi momentin për ta komplimentuar: “Përsosmëria në një person... Mos më shiko me ato sy”, duke e shoqëruar me një emotikon puthjeje.
Por edhe Campbell ka komentuar në foton e 25-vjeçarit. Këngëtari publikoi një foto duke parë veten në pasqyrë dhe ikona e modës komentoi: “Shpirti i bukur”, shoqëruar me një emotikon zemre. Por ata nuk kanë komentuar ende thashethemet që qarkullojnë në mediet rozë./oranews
