Këngëtari i njohur Liam Payne po shijon disa momente të bukura me partneren e re, supermodelen Naomi Campbell.
Çifti me 23 vjet diferencë nisi lidhjen sekrete të dashurisë para dy muajsh. Ylli i bendit “One Direction”, Payne, 25 vjeç, është parë duke qëndruar krah supermodeles Campbell, 48 vjeçe, në Londër dhe New York.
Një burim pranë tij thotë: “Ai nuk mund ti besojë fatit që ka”.
Thuhet se këngëtari është dashuruar kokë e këmbë me supermodelen britanike, ndërsa ajo kërkon vetëm vëmendje.
Supermodelja e ka prezantuar me gjigantët e modës, si Hugo Boss, pasi Payne synon të rrisë karrierën e tij në modelizëm.
Një burim tjetër tha: “Njerëzit po shqetësohen sepse Payne mund të përfundojë me zemër të thyer. Nga pikëpamja e Campbellit, të qenit me Paynen e ndihmon të qëndrojë në titujt e faqeve rozë”./oranews
-
Naomi dhe Liam Payne së bashku në pushim të fshehtë në Hong- Kong
-
Naomi Campbell dyshohet se ka nisur lidhjen me këngëtarin 23 vite më të ri
-
Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry janë ndarë
-
Naomi ndahet nga këngëtari 23 vjet më i ri
-
Campbell “lodhet” nga i dashuri 23 vjet më i ri, ndahet prej tij