Ish-anëtari i boy-bendit “One Direction”, Liam Payne (25) është në lidhje me modelisten pothuajse dy herë më të vjetër, Naomi Campbell (48), ndërsa si duket çifti aktualisht është në një udhëtim të përbashkët në Hong-Kong. Megjithëse nuk e publikuan fotografinë e përbashkët, në mediat sociale ata të dy u krenuan se janë në të njëjtin vend, dhe thuhet se po sillen si adoleshentë të dashuruar.
Payne kohët e fundit e ndërpreu lidhjen me këngëtaren britanike Cheryl Cole (35) me të cilën e ka djalin Bear (1), ndërsa për shkak të dallimit në moshë mes këngëtarit të ri dhe Naomit përfunduan në shënjestër të kritikave.
Siç shkroi kohët e fundit gazeta britanike “The Sun”, miqtë e çiftit konfirmuan se Naomi dhe këngëtari i ri po takohen fshehurazi tashmë disa muaj, dhe përkundër fshehjes nga paparacët, kohët e fundit ata janë parë në një darkë të përbashkët.
“Ata po kalojnë shkëlqyeshëm dhe e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Dhe jo vetëm kjo, Liam u krenua që seksi i tyre është i mrekullueshëm”, - tha një burim i afërt i çifit për mediat britanike, shkruan KOHA Ditore.
Thuhet se Naomi po e ndihmon Liamin e ri në karrierën e tij të modelimit, ndërsa siç thonë burimet, ajo tashmë e ka njoftuar atë me shumë emra me ndikim në skenën e modës botërore.