Shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos, dhe bashkëshortja e tij, Mackenzie, kanë vendosur të shkurorëzohen pas 25 vjetëve martesë.
Çifti njoftoi për vendimin përmes një letre në Twitter, të mërkurën, duke thënë se “kemi vendosur të ndahemi dhe të vazhdojmë jetët tona si miq”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmazoni, i themeluar 25 vjet më parë, këtë javë u bë kompania më e vlefshme në botë.
Sipas Indeksit të Bloombergut për miliarderë, 54-vjeçari Bezos është njeriu më i pasur në botë me vlerë të pasurisë rreth 137 miliardë dollarë.
Çifti, i martuar më 1993, ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë të adoptuar. Një vit pas martesës nisi funksionimin dyqani online për libra.