Mbrëmë është mbajtur ceremonia e Golden Globe 2019, ndërsa fitues i papritur i dy çmimeve të mëdha ishte filmi “Bohemian Rhapsody”.
Biografia e Freddie Mercury mori trofeun në shtëpi për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë, Rami Malek, i cili luajti rolin e Mercuryt, transmeton Koha.net.
Filmi ishte nën regjinë e Bryan Singer.
Filmi i kategorisë komedi-dramë, "Green Book," që paraqet shoqërinë e një pianisti me ngjyrë dhe drejtuesit të bardhë të makinës së tij më 1960, ka fituar çmimet për komedinë dhe skenarin më të mirë.
Pavarësisht se pritjet ishin që çmimin ta marrë filmi “A Star is Born”, që u nominua për pesë çmime, ky mori në fakt vetëm një çmim, për këngën më të mirë origjinale. Ndërkohë Çmimin për filmin më të mirë në Gjuhë të Huaj, e ka fituar filmi “Roma”, i regjisorit meksikan, Alfonso Cuaron.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globes është mbajtur në Beverli Hills të Kalifornisë.
-
Shpallen fituesit e “Golden Globes”
-
Malek: Nuk e shihja veten në rolin kryesor derisa e kuptova se Mercury quhej Farrokh Bulsara
-
“Green Book”, filmi më i mirë në Oscar 2019 – lista e plotë e fituesve
-
Queen + Adam Lambert do të performojnë në ceremoninë “Oscar”
-
“Bohemian Rhapsody”, historia e Freddie Mercuryt dhe bendit “Queen”