Jo të gjithë kanë dashur që Rami Malek për rolin në "Bohemian Rhapsody" ta fitojë Oscarin, ndërsa pasi që u shpall aktori më i mirë, Malek së pari iu drejtua kritikave të filmit.
Malek u rrit në një familje egjiptiane e cila ishte në mesin e gjeneratave të para të emigrantëve amerikanë. Ai punoi si kamerier dhe mezi fitonte role dhe kurrë nuk ka menduar se do ta arrinte një sukses të tillë.
"Kurrë në rolin kryesor nuk e kam parë dikë që duket si unë. Kurrë nuk kam menduar se do të mund ta luaja Freddie Mercuryn, pastaj e kuptova se emri i tij i vërtetë ishte Farrokh Bulsara. Ky ishte mesazhi më i fortë që më është dërguar që nga fillimi," tha Malek.
Derisa ishte më i ri, e pranon ai, ai nuk ishte krenar për prejardhjen dhe trashëgiminë e tij, shkruan KOHA Ditore.
"Si fëmijë ndihesha se duhet të largohem nga kjo, sepse ndihesha si i huaj. Me kalimin e kohës, e kuptova se sa të bukura janë traditat dhe trashëgimia ime dhe u bëra krenar për pasurinë e kulturës, magjinë e muzikës, filmit dhe artit të pastër që vjen nga Lindja e Mesme," tha ai.
Ai shton se trashëgimia e Freddie Mercury nuk e transformoi vetëm atë, sepse trashëgimia e tij e frymëzon shumicën.
Edhe
Queen + Adam Lambert do të performojnë në ceremoninë “Oscar”
"Ai njeri dilte në skenë dhe i lëvizte njerëzit në mënyrën që askush tjetër nuk e bënte dot. Kjo është për faktin se edhe ai kishte probleme me ndarjet. I gjithë ai pasion që digjej përbrenda tij ia mundësoi atij t’i shikonte të gjithë të tjerët dhe të thotë: ‘Hej, të shoh’. Nuk ka të bëjë me faktin që të gjithë duhet të jemi nga i njëjti vend apo të dukemi njëjtë, të jemi një racë apo çfarëdo qoftë," tha ai.
Në fund, ai nuk mund t’i rezistonte citimit të një prej hiteve më të mëdha të bendit Queen: "Të gjithë ne jemi qenie njerëzore dhe më falni për këtë, por kolektivisht jemi kampionë".