Pop-këngëtarja kosovare me famë botërore s’ka të ndalur. Ajo u bë pjesë e edicionit të 70-të të ceremonisë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Bambi Awards” në Gjermani, ku mori çmimin “International Music Award”.
Mediat ndërkombëtare e cilësuan Lipën bashkë me aktoren e njohur hollywoodiane, Penelope Cruz, yje të mbrëmjes. Përveç çmimit ajo u ngjit në skenë edhe për të kënduar një gërshetim të tri këngëve të saj të njohura, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNisi me hitin e saj të parë, “Be the One”, për të vazhduar më pas me hitin masiv “IDGAF” dhe e përfundoi me hitin botëror, “New Rules”, me të cilën edhe theu rekorde dhe hyri në histori duke qenë artisja më e klikuar e vitit 2017.
Lipa parakaloi në tepih të kuq e veshur me një fustan të gjatë mahniti me arritjen e saj në ceremoninë e çmimeve të “Bambi Awards” në Berlin të Gjermanisë të premten mbrëma, para se të ngjitej në skenë për të kënduar.
E Lipa me këtë trofe veç se ka vazhduar rrugën e sukseseve që i pati vetëm këtë muaj. Së fundmi ajo u ngjit në skenën e “MTV EMAs” në Bilbao të Spanjës ku edhe mori çmimin për pop-artisten më të mirë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)