Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dedikimi i veçantë i Granit Xhakës për ditëlindjen e nënës

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka bërë një dedikim të veçantë në Instagram për ditëlindjen e nënës së tij.

Në një shkrim në gjuhën shqipe, reprezentuesi i Zvicrës ka thënë se nuk ka dashuri më të madhe në botë se ajo e nënës.

Shkrimin ai e ka bashkëngjitur me një foto të vjetër kur ai ishte fëmijë.

“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.

Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.

Edhe Granit Xhaka sot feston ditëlindjen, Arsenali ia uron me këtë video Sport Granit Xhaka sot feston ditëlindjen, Arsenali ia uron me këtë video

Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.

Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.

Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.

Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.

Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.

Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.

Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.

Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty”, ka shkruar ai në Instagram.

Edhe Granit Xhaka ia uron ditëlindjen Taulantit: Gjaku im, nuk t'u tremb syri as në 2014-n në Beograd Sport Granit Xhaka ia uron ditëlindjen Taulantit: Gjaku im, nuk t'u tremb syri as në 2014-n në Beograd