Granit Xhaka i ka uruar ditëlindjen e 28-të vëllait të tij Taulantit përmes rrjeteve sociale.
Ai ka postuar një foto së bashku me të, derisa i shtuar një mbishkrim në gjuhën shqipe, transmeton Koha.net.
“Për ty sot është një ditë shumë e veçantë, andaj së bashku me gëzimin dhe gjithë rëndësinë e kësaj dite të veçantë për ty dhe gjithashtu për mua dhe të gjithë ata që të duan dhe ti i do: Të dëshiroj gjithë lumturinë e kësaj bote, të dëshiroj suksese të mëdha në të ardhmen, vullnet në punë/mësime, të dëshiroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më së shumti të dëshiroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urime ditëlindjen vëllai im”, ka shkruar Granit Xhaka.
Artikuj të ngjashëm
-
Granit Xhaka sot feston ditëlindjen, Arsenali ia uron me këtë video
-
Granit Xhaka ia uron ditëlindjen Taulantit: Gjaku im, nuk t'u tremb syri as në 2014-n në Beograd
-
Granit Xhaka i gëzohet golit të vëllait kundër Izraelit
-
Taulant Xhaka i del në krah vëllait: Krenaria e shqiptarëve
-
Taulant Xhaka: Nuk kam dashur të qaj para babait tim