Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka publikuar një numër të madh shkrimesh për ndeshjen Kosovë – Zvicër e zhvilluar të martën mbrëma në “Prishtinë”. Vëmendjen më të madhe e mori kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.
Ai u fishkëllye nga një numër i madh shikuesish në “Fadil Vokrri”. Por ka pasur edhe shumë të tjerë që i kanë dalë në krah mesfushorit të Sunderlandit.
Mbështetja ka ardhur edhe nga familja e tij.
“Përgjithmonë një model për kombin tonë, përgjithmonë krenar për ty”, ka shkruar gruaja e tij Leonita në Instagram.
Vëllai i tij, legjenda e Baselit, Taulant Xhaka, po ashtu mbështeti vëllain e vogël. Granitin.
“Unë gjithmonë do të qëndroj pranë teje, vëlla. Krenaria e shqiptarëve!”, ka shkruar Xhaka.
-
BBC me shkrim të gjatë për Xhakën, që u fye tek Arsenali por ringjalli karrierën
-
Xhaka shpërthen në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë
-
Xhaka krenar për 150 ndeshjet me Zvicrën dhe kualifikimin në 1/8 e finales
-
Xhaka regjistron tjetër rekord në Kupë të Botës
-
Kapiteni Xhaka udhëheq Zvicrën në një tjetër ndeshje