Showbiz

Action Bronson realizon në Kosovë episode të emisionit të tij të gatimit

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson nesër arrin në Prishtinë për t’iu bashkuar emrave më të mëdhenj të muzikës botërore të momentit, Dua Lipa dhe Martin Garrix në Sunny Hill Festival, që do të mbahet me 10/11 dhe 12 gusht.

Emisioni Express Summer në KTV, mëson se përveç performancës në parkun e Gërmisë, reperi me origjinë shqiptare, Arian Asllani gjithashtu do të realizojë disa episode të emisionit “The Untitled Action Bronson Show”, një emision i cili njihet për talentin e tij në gatim.

Mësohet se një nga qytetet ku do të realizohet emisioni do të jetë qyteti i Prizrenit. Kjo është edhe arsyeja e ardhjes së Bronsonit, disa ditë para festivalit Synny Hill.