Policia e Kosovës ka ndaluar një prej artistëve kryesor të festivalit Sunny Hill, reperin me prejardhje shqiptare Arian Asllani i njohur si Action Bronson.
Arsyeja për këtë kanë qenë dyshimet për konsumim të lëndëve narkotike.
“I njëjti nën shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacionin policor për intervistim dhe proceduara të mëtutjeshme policore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar,” thuhet në përgjigjen e Policisë për KTV-në.
Bronson, është një prej tre artistëve kryesorë të festivalit që mbyllet sonte me aktin kryesor DJ-in e njohur Martin Garrix.
Arrestohet reperi Action Bronson
Reperi me famë botërore, Action Bronson, raportohet të jetë arrestuar në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë.
Edhe
Edhe dy javë nga spektakli i madh që do ta sjellë “Sunny Hill”
Kjo pasi gjatë performancës së tij në orët e para të së dielës, sipas rtv21, ai kishte konsumuar marihuanë.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me policinë të dielën në mëngjes, por një gjë e tillë ishte e pamundur.