Për Drinin, një arkitekt i njohur që drejton projekte nga Tirana në bregdet, dita e punës nuk është një
vijë e drejtë, është një rrjetë komplekse takimesh, skicash, telefonatash dhe vendimesh të shpejta. Për të mbajtur nën kontroll këtë kaos, ai ka hequr dorë nga laptopi i rëndë dhe agjenda prej letre.
Tani, qendra e komandës së tij janë tre ekrane: ekrani i jashtëm dhe ai i brendshëm i Samsung Galaxy Z Fold7, dhe Galaxy Watch8, si "asistenti personal". Së bashku, ato krijojnë një sistem produktiviteti që i lejon atij të jetë në dy vende njëkohësisht.
Ora si "filtri i zhurmës"
Kur Drini është në terren duke inspektuar një kantier, ai nuk mund ta ketë telefonin në dorë gjatë gjithë kohës. Por ai nuk mund t'i humbasë mesazhet urgjente nga investitorët.
Këtu hyn në lojë Galaxy Watch8.
Ora vepron si një filtër inteligjent. Falë integrimit me AI, ajo analizon njoftimet. Email-et rutinë ose
reklamat injorohen. Por kur vjen një mesazh nga klienti kryesor, ora dridhet me një model specifik.
Drini e sheh në kyçin e dorës, dikton një përgjigje të shpejtë me zë (të cilën AI e kthen në tekst të
saktë) dhe vazhdon punën pa u shpërqendruar.
Vazhdimësi që kursen kohë
Magjia e vërtetë ndodh kur ai kthehet në makinë ose në zyrë. Një nga mesazhet në orë kërkonte rishikimin e një plani ndërtimi.
Drini nxjerr Galaxy Z Fold7 nga xhepi. Në momentin që ai e shpalos ekranin 7.6 inç, aplikacioni që ishte duke parë në orë hapet automatikisht në telefon, gati për punë. Kjo vazhdimësi kursen sekonda të çmuara, të cilat gjatë ditës kthehen në minuta.
“Multitasking” i fuqizuar nga Google AI Pro
Në ekranin e madh të Fold7, Drini bën atë që asnjë telefon tjetër nuk e bën dot. Ai hap tri aplikacione
njëkohësisht: email-in e klientit në të majtë, skicën e projektit në të djathtë dhe një llogaritës poshtë.
Ai përdor Google AI Pro për të analizuar një raport teknik të gjatë që sapo i erdhi. "Më gjej specifikimet e materialeve në këtë dokument", i kërkon ai AI-t. Brenda sekondës, përgjigja shfaqet.
Më pas, ai tërheq (drag-and-drop) një imazh nga shfletuesi direkt në email-in e tij.

Shëndeti nuk lihet pas dore
Me një ritëm të tillë, stresi është i pashmangshëm. Por Watch8 është aty për ta kujtuar. Pas 3 orësh punë intensive në ekranin e Fold7, ora e njofton Drinin se nivelet e tij të stresit janë rritur dhe i sugjeron një ushtrim të shkurtër frymëmarrjeje. Drini e dëgjon. Ai e di se për të qenë produktiv, duhet të jetë i shëndetshëm.

Ftesa për botën e palosshme
Kur klientët e shohin Drinin duke punuar në Fold7, shpesh mbeten të mahnitur. "Duket fantastike, por unë jam mësuar me telefonin tim të vjetër," thonë ata.
Drini u tregon zgjidhjen: Try Galaxy. "Nuk keni pse ta blini për ta provuar," u thotë ai. "Skanoni këtë
kod. Bashkoni dy telefonat tuaj dhe shikoni se si krijohet një ekran i madh si i imi. Provojeni fuqinë e
Galaxy AI tani."