Për vite me radhë, burimi natyror i ujit në Mirosalë të Ferizajt ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të vendësve, por edhe të shumë vizitorëve nga vende të ndryshme.
Çdo ditë, pranë këtij burimi, krijoheshin radhë të gjata njerëzish që vinin për të mbushur ujë, për shkak të vlerave që besohet se ky ujë natyror ka.
“Unë vij nga Pojata, jo se duket por uji është shumë më i lehtë, ne e kemi ujësjellësin por nuk pihet ai ujë. Këtu vijnë edhe nga vendet e tjera, unë vij qysh para luftës askush nuk na pengon, mbushim ujë rregullisht, është ujë i lehtë me e pi, i lehtë edhe për çaj”, tha vizitori Ismajl Mehmeti.
Tanimë, ky ujë është më afër se kurrë përmes brendeve Miros dhe VivAqua. I paketuar me kujdes nga i njëjti burim natyror, ai është i qasshëm për çdo konsumator në të gjitha pikat e “Viva Fresh Store”.
E ky bashkëpunim nuk sjell thjesht një produkt të ri në treg, por kontribuon edhe në fuqizimin e ekonomisë vendore.
“Fshati Mirosalë njihet për burimin e ujit, para se me fillu fabrika ka pas njerëz që kanë ardhur me mbush ujë, ne kemi dashtë me ua ofruar të gjithëve sa më afër ujin, jemi prezent thuajse në secilin cep të Kosovës. Njihemi për ujin me vlera të rralla ku shtresa ku del uji është kuarc që njihet si filtruesi më i mirë i ujit dhe besoj shumë se jemi një nga kompanitë me vlerat më të mira të ujit jo vetëm në vend por edhe rajon. Bashkëpunimi me Viva-n ka qenë shumë i rëndësishëm për ne, kemi filluar në vitin 2019 e tani kemi arrit diku mbi 4 milionë shishe dhe rrjedhimisht jemi detyruar të bëjmë edhe një ndërrim tjetër që punon shumicën e kohës vetëm për Viva-n, patjetër se jemi të kënaqur që kemi rritur numrin e punëtorëve”, tha Halim Azemi, përfaqësues i kompanisë prodhuese “Silca Group”.
Duke e vendosur ‘VivAqua’ nga Mirosala në raftet e saj, “Viva Fresh Store” ka treguar edhe një herë përkushtimin për të ofruar produkte cilësore për konsumatorët e saj.
“Për çdo javë bëhet cipi që pastron të gjithë gypat e sistemit që kalon uji, çdo javë e kemi me patjetër me pastru, VivAqua aktualisht mbush shishet 0.5 litërsh, 1.5 litërsh si dhe shishet e qelqit që shfrytëzohen për gastronomi me ujë natyral dhe me gaz. Desha me i falënderu gjithë konsumatorët tanë, po ashtu edhe bashkëpunëtorët që na kanë hap dyert për me pas ku me e dërgu ujin sa më afër konsumatorit, një prej tyre Viva-n e cila është kompani e madhe dhe shpresoj se do ta bëjmë më të mirën”, tha Azemi.
“Viva Fresh Store” ka dëshmuar në vazhdimësi se është ndër përkrahësit më të mëdhenj të prodhuesve vendorë, por edhe të konsumatorëve të saj. Në mbi 120 dyqanet e saj, shumica e produkteve me markë private janë të prodhuara në vend, përfshirë edhe ujin nga burimi natyror i fshatit Mirosalë, i cili tanimë gjendet në raftet e Viva-s përmes brendit “VivAqua”
“Ne si ‘Viva Fresh Store’ jemi shumë krenar që kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përkrahësit më të mëdhenj të prodhuesit vendor në Kosovë, këtë e arritëm me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndër vite, me ofrimin e kushteve të mira të bashkëpunimit si dhe kontratat afatgjate. Aktualisht 50% e produkteve private label prodhohen në Kosovë, kjo ka nxit zhvillimin e lartë ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. ‘VivAqua’ është burim natyror në fshatin Mirosal, vjen drejt në duart tuaja përmes rrjetit të distribuimit të Viva Fresh fillimisht kemi dashtë të gjejmë një ujë që ka kualitet të lartë si dhe vlera të larta minerale, pasi e kemi gjet prodhuesin ‘Silca’ në bashkëpunim kemi arrit që fuqishëm të hyjmë në treg me këtë produkt, këtë e kemi bërë duke dhënë hapësira më të larta në pikat tona shitëse si dhe duke promovuar përmes kanaleve tona të marketingut”, tha Mimoza Hasani, private label manager në “Viva Fresh Store”.
Bashkëpunimi me “Viva Fresh Store” ka rritur kërkesën për produktin, duke bërë të mundur punësimin e dhjetëra punëtorëve të rinj. Sot pas rreth pesë vjetësh bashkëpunim ‘VivAqua’ ka arritur shitjet vjetore prej miliona shishesh.
“Suksesin më së miri e tregojnë numrat dhe shifrat, nga vetëm 800 mijë shishe të shitura vite më parë, përmes rritjes së bashkëpunimit me ‘Silca Group’ kemi arritur të shesim 4 milionë shishe ujë vetëm brenda një viti, kjo formë e bashkëpunimit i mundëson prodhuesit vendor të rritin kapacitetin e tyre prodhuese, investim në linja të reja dhe të hyjnë në tregje të reja jashtë vendit”, tha Hasani.
“Viva Fresh Store” përmes zgjerimit të rrjetit të saj edhe përtej kufijve do t’ua ofrojë mundësinë edhe prodhuesve vendorë të depërtojnë edhe në tregjet rajonale, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Rrugëtimi që nisi në Kosovë po shndërrohet sot në një histori suksesi që përfshin mbarë rajonin.
Përveç mbështetjes së vazhdueshme ndaj prodhuesve vendorë, “Viva Fresh Store” po konsolidon praninë e saj në rajon. Me një financim prej 25 milionë eurosh nga BERZH, një nga marrëveshjet më të mëdha ndonjëherë për një kompani kosovare, kompania synon të rrisë edhe më tej ndikimin e saj në nivel rajonal.
*Artikull i sponsorizuar