Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

“KosovaMed Health Care” reagon pasi iu aprovua ankesa nga Komisioni

Artikull i sponsorizuar

Të nderuara media,

Ju njoftojë se sot, më datën 23.01.2024, kemi pranuar Vendimin nga Komisioni i Ankesave, i cili e ka APROVUAR Ankesën e KosovaMed Healthcare SHPK dhe ka ANULUAR Vendimin e Inspektoriatit Shëndetësor, lidhur me veprimtarinë e KosovaMed Healthcare SHPK në Kontratën Publike Kornizë të lidhur me Komunën e Drenasit.

Sa për të ju bërë të njoftuar me faktet dhe rrethanat e cështjes, shihni më poshtë një përmbledhje të shkurtër kronologjike.

1. Më datë 18.06.2021, OE KosovaMed Healthcare SHPK dhe Komuna e Drenasit, lidhin Kontratën Publike Kornizë, nr. 611-21-2552-2-1-1/C430 (Kujdesi social shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor për qytetarët e Komunës së Drenasit), në përputhje me kriteret e vendosura në Kushtet e Tenderit.

2. Më datën 11.10.2023, Inspektorati Shëndetësor, përkatësisht Inspektori Nysret Kuleta dhe Inspektorja Hikmete Blakqori, realizojnë vizitë në QKMF- Drenas, ku “evidentojnë” se disa profesionist shëndetësor të punësuar tek KosovaMed janë duke punuar në QKMF-Drenas dhe se kjo është e “jashtëligjshme” sepse KosovaMed nuk është e pajisur me licensë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e urdhëron QKMF-Drenas që të pezullojë Kontratën Publike Kornizë, deri sa KosovaMed Healthcare SHPK, të pajiset me licensë nga Ministria e Shëndetësisë.

3. Lidhur me këtë vizitë, Inspektoriati Shëndetësor lëshon një Vendim (numër protokolli 05- 2227 të datës 27.10.2023), përmes të cilës i’a ndalon veprimtarinë KosovaMed-it dhe e detyron që të paguajë gjobën në vlerë prej 10,000 EUR, për arsye të “ushtrimit të veprimtarisë pa licensë”.

4. Pas pranimit të këtij Vendimi, KosovaMed parashtron Ankesë kundër Vendimit të sipërcekur të Inspektoriatit Shëndetësor, duke e argumentuar që veprimtaria që KosovaMed e kryen sipas Kontratës Publike Kornizë me Komunën e Drenasit nuk është veprimtari shëndetësore dhe nuk ka nevojë që të pajiset me licensë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me këtë veprimtari, sepse veprimtaria e tillë konsiderohet vetëm si një llojë “ndërmjetësimi” ndërmjet profesionistëve shëndetësor të punësuar në KosovaMed dhe QKMF-Drenas.

5. Gjatë kohës sa e gjithë procedura po zhvillohej dhe Vendimi i Inspektoriatit Shëndetësor nuk ishte akoma i plotëfuqishëm për arsye se Ankesa e pezullon ekzekutimin, sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, zyrtarët publik, duke përfshirë Drejtorin e QKMF-Drenas, Inspektoriatin Shëndetësor, dhe U.D. Kryeinspektoren e Inspektoriatit Shëndetësor, bënin presion të jashtëzakonshëm që të ekzekutohej Vendimi.

6. Gjithashtu, U.D Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shëndetësor, duke qenë në dijeni për efektin e pezullimit të ekzekutimit të Vendimit të Inspektoriatit Shëndetësor, më datë 15.11.2023 dërgon email zyrtar në Komunën e Drenasit, duke i detyruar edhe njëherë që të mos vazhdohet me implementimin e Kontratën Publike Kornizë dhe të mbesin punët e pezulluara. Në këtë email, zyrtarja në fjalë përfshinë pa nevojë edhe Policinë e Kosovës dhe përdorë fjalinë “Inspektoriati Shëndetësor është duke monitoruar afër zbatimin e Vendimit”, duke rritur presionin ndaj zyrtarëve komunal të Komunës së Drenasit, që të mos veprojnë sipas Ligjit, por, të veprojnë sipas Vendimit të paligjshëm të Inspektoriatit Shëndetësor.

7. Më datë 15.11.2023, Drejtori i KosovaMed i kthen email U.D Kryeinspektores së Inspektoriatit shëndetësor, duke i’a argumentuar faktet e thëna gjithashtu në ankesë dhe faktin që Vendimi i Inspektoriatit Shëndetësor nuk është i ekzekutueshem, për arsye se është paraqitur Ankesa dhe se nuk ka bazë ligjore për të u ndërprerë apo pezulluar aktiviteti sipas Kontratës Publike Kornizë.

8. Pavarësisht argumentimeve të KosovaMed se Vendimi nuk është i ekzekutueshëm, disa portale filluan një fushatë lincimi kundër KosovaMed, se kinse kjo Kompani është duke operuar pa licensë.

9. Ndërkaq, më datën 23.01.2024, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave, më në fund, nxjerrë Vendimin për APROVIMIN E ANKESËS së KosovaMed dhe ANULIMIN e Vendimit të Inspektoriatit Shëndetësor.

(Bashkangjitur Vendimet e Komisionit të Shkallës së Dytë).

Shkarko dokumentin

*Artikull i sponsorizuar