Brendi i shijeve natyrale të frutave, Jaffa Plus, po përfaqëson Kosovën në një prej eventeve më prestigjioze të industrisë ushqimore dhe të pijeve, SIAL Paris, duke promovuar pijet e saj natyrale. Kjo pjesëmarrje është mundësuar falë organizimit nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve të Kosovës (KIESA), e cila ka mbështetur financiarisht prezantimin e kompanive kosovare.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja Rozeta Hajdari dhe ministri Faton Peci, pati nderin të hapë stendën e Jaffa Plus në këtë panair, duke theksuar rëndësinë e promovimit të produkteve kosovare në skenën ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJaffa Plus prezantoi produktet e saj të lëngjeve të frutave, të cilat kanë një potencial të madh eksporti.
“Ky event është një mundësi e jashtëzakonshme për kompanitë kosovare për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare me aktorë të rëndësishëm të industrisë,” tha drejtori i kompanisë Jaffa Plus, Orhan Sulejmani.
Panairi SIAL Paris është një mundësi për të forcuar lidhjet tregtare dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen e ekonomisë kosovare.
Panairi SIAL Paris, që këtë vit feston 60-vjetorin e tij, mbledh mbi 7,500 ekspozues nga 125 vende, duke përfshirë dhjetëra nën-sektorë të industrisë ushqimore.
*Artikull i sponsorizuar



