Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26

Samsung

Ne i kërkojmë gjithçka telefonit tonë. Duam të kalojmë nga një video-telefonatë e rëndësishme te një lojë me grafika të rënda, e më pas të redaktojmë një video në sekondë, të gjitha këto ndërsa dhjetëra aplikacione të tjera punojnë në sfond. Zakonisht, kjo ngarkesë e kthen pajisjen në një mjet të ngadaltë dhe të nxehtë. Por me ardhjen e serisë Galaxy S26, rregullat e fizikës kompjuterike duket se janë rishkruar. Kjo nuk është thjesht një pajisje e zgjuar, por për një fuqi teknologjike e ndërtuar mbi një harduer të palodhur, që harmonizon në mënyrë perfekte forcën e komponentëve fizikë me inteligjencën e softuerit.

Një motor inteligjent gjithmonë në gatishmëri

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekreti i kësaj eksperience të pandërprerë qëndron thellë në zemrën e pajisjes. Galaxy S26 Ultra fuqizohet nga një procesor i personalizuar ekskluzivisht për të: Snapdragon 8 Elite Gen 5 për Galaxy. Kjo nuk është thjesht një çip më i shpejtë, por një arkitekturë e re e ndërtuar specifikisht për epokën e inteligjencës artificiale.

Ajo që e bën këtë telefon të jetë gjithë kohën "on" dhe i gatshëm për të reaguar para jush, është rritja masive prej 39% në performancën e NPU-së (Njësia e Përpunimit Neural). Ky component i dedikuar i lejon veçorive proaktive të Galaxy AI të punojnë në sfond pa u ndalur asnjëherë, pa vonesa dhe pa e rënduar sistemin.

Teknologji e përsosur mes softuerit dhe harduerit

Por fuqia e vërtetë nuk vjen vetëm nga hardueri i fortë, por nga mënyra se si softueri e përdor atë. Në serinë Galaxy S26, inteligjenca artificiale nuk është thjesht një veçori e radhës, por është e gërshetuar direkt në qarqet e procesorit. Ndërsa softueri AI vendos të përmirësojë një video apo një foto të vjetër, hardueri ndërhyn menjëherë duke mprehur tekstin, lëmuar teksturat dhe ofruar ngjyra shumë më të gjalla me një precizion katër herë më të lartë se gjenerata e mëparshme.

Gjakftohtë në çdo sfidë

Të mbash një motor kaq të fuqishëm gjithmonë të ndezur sjell zakonisht një problem: nxehtësinë. Për të mbështetur këtë performancë ekstreme gjatë gjithë ditës, Samsung ka ridizajnuar plotësisht sistemin e ftohjes. Vapor Chamber (Dhoma e Avullit) e re është vendosur në mënyrë strategjike përgjatë anëve të procesorit, duke e lejuar nxehtësinë të shpërndahet në një sipërfaqe shumë më të madhe. Kështu, pavarësisht nëse jeni duke filmuar një video të gjatë 4K, duke përdorur navigimin, apo duke luajtur lojën tuaj të preferuar me grafika maksimale, telefoni mbetet i freskët, i qëndrueshëm dhe nuk e ul kurrë ritmin.

Energji që ndjek shpejtësinë tuaj

Një pajisje që punon gjithë kohën në sfond për t'ju lehtësuar jetën, ka nevojë për një burim energjie që e kupton nxitimin tuaj. Me mbështetjen për Super-Fast Charging 3.0, koha juaj e pritjes reduktohet në minimum. Mjaftojnë vetëm 30 minuta për ta çuar baterinë në plot 75%.

Së bashku, këto inovacione nuk krijojnë thjesht një telefon më të shpejtë. Ato krijojnë një mjet jashtëzakonisht të besueshëm, ku përsosmëria harduerike i jep jetë inteligjencës softuerike, duke e bërë çdo veprim tuajin të duket krejtësisht i lehtë dhe pa asnjë sforcim.

Për më tepër, Galaxy S26 Ultra, S26+ dhe S26 janë tani të disponueshëm për porosi paraprake! Konsumatorët që bëjnë porosi do të përfitojnë ekskluzivisht versionin 512 GB me çmimin e modelit 256 GB. Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy S26, vizitoni faqen tonë.