District me Lorita Ajetin po rikthehet fuqishëm sezonin e tretë me një edicion krejtësisht të ri, të mbushur me personazhe, histori dhe energji të re. Këtë vit, programi vjen si bashkëprodhim mes GjirafaStudios dhe District, duke e çuar nivelin kreativ dhe teknik edhe më lartë.
Në dy sezonet e kaluara, emisioni solli intervista dhe diskutime ekskluzive me emra të njohur që shpesh u kthyen në lajm në portale dhe në debate televizive në Kosovë e Shqipëri. Ndër ta ishin: Valon Syla, Laert Vasilis, Blero, Ermal Fejzullahu, Agnesa Vuthaj, Gresa Behluli, Arta Bajrami, Albina Kelmendi, Afrim Muçiqi, Robert Berisha, Gold Ag, e shumë të tjerë, të cilët trajtuan tema ekskluziv e që ndezën debat në opinion.
Sezoni i tretë i “District” premton edhe më shumë: krahas intervistave me personazhe nga muzika, arti dhe kultura, priten edhe debate mbi tema që publiku nuk i ka dëgjuar më parë.
Edhe në këtë edicion, mikrofonin e merr një prej emrave më të dashur të skenës së intervistave – Lorita Ajeti. E njohur për stilin e saj të sinqertë, pyetjet e drejtpërdrejta dhe aftësinë për të nxjerrë histori që rrallë tregohen, Lorita i jep District-it një energji të re dhe një dimension më personal në çdo episod.
Sezoni i tretë i “District” premton një dinamikë të jashtëzakonshme, me diskutime të nxehta në studio dhe intervista ekskluzive që nuk i gjeni askund tjetër vetëm në “District”.
GjirafaVideo, si një prej shtëpive më të mëdha të distribuimit të përmbajtjes digjitale, po vazhdon të investojë në formate origjinale dhe bashkëpunime ikonike. Bashkëprodhimi me “District me Lorita Ajetin” është padyshim një prej projekteve më të favorizuara të këtij sezoni.
Episodet e reja të District me Lorita Ajetin do të publikohen në kanalet zyrtare të GjirafaVideo dhe District me Lorita Ajetin, duke e bërë sezonin e ri më të aksesueshëm se kurrë për publikun.
Shikoni episodet e reja në: