Reklama

2 vjet me ju Twinset Milano

Twinset Milano

Twinset Milano prezanton koleksionin Vjeshtë-Dimër 2025 në një event ekskluziv në dyqanin në Prishtina Mall

Brendi prestigjioz italian Twinset Milano solli në Prishtina Mall një mbrëmje të veçantë dhe elegante për adhuruesit e modës në Kosovë, përmes një eventi ekskluziv ku u prezantua koleksioni më i ri Vjeshtë-Dimër 2025.

Ky event shënoi gjithashtu dyvjetorin e operimit në Prishtinë, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festim të stilit, suksesit dhe lidhjes së vazhdueshme me klientët besnikë në Kosovë.

Pjesë qendrore e prezantimit ishte koleksioni nga Fashion Show Vjeshtë-Dimër 2025.

Një tjetër risi që tërhoqi vëmendjen ishte linja ikonike e çantave “Liliane Bag”, e cila u prezantua me një përvojë të veçantë personalizimi: të ftuarit patën mundësinë të kaligrafojnë çantën e tyre, duke shtuar një prekje personale dhe artistike.

Twinset njihet për stilin e tij elegant dhe modern të veshjeve femërore – nga fustane dhe pantallona të rafinuara, deri te bluza me detaje romantike – të kompletuara me aksesorë të dizajnuar me kujdes për çdo stil dhe rast.

Eventi u shënua nga një atmosferë e kuruar në detaje, ku muzika e ngrohtë dhe energjike, prezenca e influencueseve dhe modeleve të njohura, si dhe klientët besnikë të brendit, krijuan një mbrëmje të paharrueshme. Përfaqësues nga Twinset Milano ishin gjithashtu të pranishëm, duke dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë për lansimin e koleksionit të ri.

Fotografitë nga ngjarja pasqyrojnë më së miri atmosferën luksoze dhe moderne të mbrëmjes, detajet elegante të koleksionit, si dhe momentet autentike me të ftuarit specialë.

“Twinset NOW AND FOREWER”

Twinset Milano, Prishtina Mall

Tel: +383 44 505 812

📱 Instagram: @twinset.prishtina