Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar ndjekësit e tij që të mblidhen të shtunën në një tubim në Sremska Mitrovica për të treguar se Serbia “është shtet i lirë, i pavarur dhe sovran”. Por interesimi për t’iu bashkuar tubimit ka qenë shumë i ulët dhe vetëm të premten, pagesa për të marrë pjesë është rritur ndjeshëm.
Plani i partisë së Vuçiqit është që t’i mbledhë 80 mijë njerëz në sheshin e Sremska Mitrovicës për të rivalizuar protestat e mëdha të studentëve në Kragujevc.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga Republika Sërpska në Bosnje-Hercegovinë raportohet se janë nisur mbi 200 autobusë. Siç ka shkruar gazeta serbe “Danas”, Vuçiqi mund të llogarisë në 30 mijë njerëz.
E për të mbledhur njerëzit, pagesa ka kërcyer të premten nga 35 euro (4000 dinarë) në rreth 10 mijë dinarë apo 85 euro. Në mesin e të paguarve për të marrë pjesë në tubim ka edhe qytetarë të komuniteteve tjera, kryesisht romë.
Problemi është se edhe njerëzit me paga të ulëta po refuzojnë ofertën e Vuçiqit që të paguhen për të marrë pjesë në tubim.
Në tubimin e së shtunës në Sremska Mitrovica pritet miratimi i Deklaratës për Vojvodinën, tekstin e së cilës e kanë publikuar të premten shumica e mediave vendase. Kjo deklaratë, siç shpjegoi më herët Vuçiq, konfirmon integritetin territorial të shtetit. Deklarata është kritikuar nga kundërshtarët e presidentit serb, duke thënë se synon të largojë vëmendjen nga kërkesat e studentëve me një veprim fiktiv për të mbrojtur Vojvodinën nga separatizmi inekzistent.
Tubimi pritet të nisë në orën 16:00.