Pjesëmarrës të marshit në kuadër të Paradës së Krenarisë në Beograd e kanë dënuar dhunën që policia serbe e ka përdorur kundër protestuesve anti-qeveri dhe u kanë shprehur mbështetje studentëve, të cilët për muaj me radhë kanë demonstruar kundër presidentit populist, Aleksandër Vuçiq.
Organizatorët kanë thënë se parada është paraparë të jetë si protestë.
Forca të shumta të policisë kanë patrulluar gjatë marshit të ngjarjes që shpesh është shënuar me sulme të dhunshme ndaj pjesëmarrësve nga grupe të së djathtës ekstreme.
Ngjarja e së shtunës është zhvilluar një ditë pasi forca të policisë janë përleshur me protestuesit anti-qeveri në Novi-Sad.
Protesta është vazhdimësi e demonstratave të vazhdueshme, që nisën pas vdekjes së 16 personave në nëntor të vitit të shkuar, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin e porsarenovuar hekurudhor në Novi-Sad.
Protestuesit e akuzojnë qeverinë e Vuçiqit për korrupsion dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë
-
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
-
37 të arrestuar në protestat antiqeveritare të dielën në Serbi
-
Policia ndan protestuesit dhe mbështetësit e Vuçiqit në Beograd mes tensioneve të larta politike