Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë gjatë shuarjes së zjarrit në zonën Kuça afër Podgoricës, ka njoftuar të martën Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.
41-vjeçari Dejan Bozhoviq vdiq si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për shuarjen e zjarrit në këtë rajon, raportoi "Vijesti".
Aksidenti ndodhi kur autocisterna e ujit që ata po e drejtonin u përmbys dhe rrëshqiti poshtë një shpati të pjerrët.
"Bozhoviq ishte anëtar i Batalionit të Parë të Këmbësorisë, i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ai kishte shërbyer në ushtri që nga viti 2006. Rreshteri i plagosur Ikoviq, gjithashtu anëtar i Batalionit të Parë të Këmbësorisë, u trajtua dhe u transportua për trajtim mjekësor. Ai ka lëndime të rënda fizike, por aktualisht është në gjendje të qëndrueshme dhe të vetëdijshme", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ushtria malazeze, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, po kryen hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
-
Vdiq 22-vjeçari në Gjonaj të Prizrenit, ra nga lartësia me motor katërrotësh
-
Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnjë
-
Vdiq polici që u aksidentua javën e kaluar në Malishevë
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
Një i vdekur në Viti pasi rrëshqiti aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë