Një 61-vjeçar ka mbetur i vdekur në Pozheran të Vitisë pasditën e së martës pasi rrëshqiti aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë, që ishte lagur nga stuhia që goditi sot Kosovën.
Policia e Kosovës ka thënë se viktima kishte pësuar lëndime në kokë.
“I njëjti me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete”, ka thënë Policia.
Tutje, autoritetet kanë thënë se kanë nisur veprimet hetimore për sqarim të plotë të rastit.
Po ashtu, si pasojë e kushteve atmosferike, siç ka thënë Policia, edhe dy persona nga fshati Pozheran kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e rrëzimit të dyerve hyrëse të oborrit të tyre.
Edhe
Vdiq 31-vjeçari që ra nga një ndërtesë në Vushtrri
“Të njëjtit pas tretmanit mjekësor të pranuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, ka theksuar Policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët që gjatë kushteve të tilla atmosferike të kenë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.
-
Nuk iu mbijetoi plagëve, vdiq një person në Viti që u godit me veturë në një park
-
Vdiq 58-vjeçari në QKUK, ishte rrëzuar muajin e kaluar nga çatia e shtëpisë ku po punonte
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Një person vdes gjatë punës pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë