Në dhjetë komuna e qytete në Serbi janë mbajtur të dielën zgjedhjet lokale. Qendrat e votimit janë hapur nga ora 7:00 e mëngjesit ndërsa mbyllen në ora 20:00. Gazeta “Danas” raporton për tensione të mëdha dhe incidente të shumta në ditën e zgjedhjeve.
Më së shumti incidente janë raportuar në Kula. Raportohet se dhjetëra persona të maskuar arritën afër një qendre të votimit. Aty u shfaq shpejt policia, por edhe u mblodhën një numër i qytetarëve. U raportua se të maskuarit sulmuan disa studentë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet për dalje të mëdha në këto zgjedhje lokale.
“Projekti për raportimin mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin”, një organizatë joqeveritare që përkrah gazetarinë investigative, ka raportuar të shtunën se si partia në pushtet e Aleksandar Vuçiqit, SNS, i ka shndërruar garat e vogla komunale në fushëbetejë kombëtare të financuar fuqishëm dhe se “janë vendosur monitorues ‘fantazmë’ amerikanë ultra të djathtë”.