Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, është zgjedhur kryetar i ri i Ulqinit të mërkurën në mbrëmje, në një seancë e cilat pati shumë tensione, raporton “Vijesti”.
Nimanbegu mori besimin e 19 asamblistëve të Kuvendit Komunal të Ulqinit, pasi 20 prej tyre fillimisht shkarkuan Omer Bajraktarin e Lëvizjes Qytetare “URA”, parti që ka kryetar ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Debati për shkarkimin e Bajraktarit nisi dje nga ora 18:00. Pas disa orësh, dikush dyshohet se hodhi gaz lotsjellës në sallë. Pas saj, u ndal edhe rryma. Asamblistët u larguan nga Kuvendi Komunal, ndërsa intervenoi policia.
Nuk pati të lënduar.
Kryetari i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, Denis Zvrko, ka thënë se zyrtarët policorë janë duke konstatuar nëse në sallë është hedhur gaz lotsjellës, sprej apo ndonjë substancë tjetër.
Edhe
Bajrami: Isha në mesin e delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi
Ai ka konfirmuar se prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.
Shumica e re në Ulqin tani përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Aleanca Demokratike, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD) dhe Partia Boshnjake (BS).