Rajon

Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës

Mali i Zi

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Modeli, sipas kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, do t’i kënaqë punëdhënësit, por edhe sindikatat.

Orari i punës pritet të shkurtohet në shtatë orë në ditë.

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme, raporton KosovaPress.

Qëllimi, sipas Spajiq, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi megjithatë ka thënë se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira ka thënë se e kupton kundërshtimin e bizneseve, por se beson që shteti duhet të niset në këtë drejtim.