Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar lidhur me një lajm që ka qarkulluar ne media ku thuhej se policia e shtetit kishte urdhëruar të gjitha strukturat e saj t'i fiknin pajisjet elektronike, pasi kishte dyshime për një sulm kibernetik.
Në reagimin e saj policia as nuk i pohon dhe as nuk i mohon dyshimet për sulm kibernetik, por shprehet se sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit po vazhdojnë me funksionimin e tyre normal.
“Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim. Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht”, thuhet në njoftim./EuronewsAlbania
-
Policia paralajmëron për emailet false që po dërgohen në emër të institucionit
-
Krimet Kibernetike me aksion në disa rajone të Kosovës
-
Alarme për bombë në disa qytete në Shqipëri, rrethohen institucionet
-
Një sulm kibernetik iranian raportohet se ka çuar në mbylljen e një centrali energjetik në Britani
-
Policia paralajmëron mashtrime me mesazhe që zbrazin llogaritë bankare në Prizren