Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy policë pezullohen për përdorim të dhunës ndaj protestuesve

protesta

Policia në Shqipëri ka njoftuar se dy policë janë pezulluar për përdorim të dhunës joproporcionale ndaj protestuese në Tiranë. 

Sipas njoftimit pezullimi është bërë menjëherë pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy punonjës policie, siç thuhet, “në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë”. 

Sipas njoftimit drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme.

Gjithashtu thuhet se Hita ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy policët. 

“Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë. Përgjegjësia është individuale, por veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim

Lexo përditësimet tjera
al

Përplasje të dhunshme mes protestuese e Policisë në Shqipëri, mbi 150 të arrestuar për 4 ditë

Protestat e nxënësve në Shqipëri kanë hyrë në ditën e katërt, duke u shoqëruar me përplasje...