Policia e Kosovës sërish ka lëshuar paralajmërim për emailet false që po dërgohen në emër të këtij institucioni te qytetarë të ndryshëm.
Duke iu bërë thirrje që të mos bien pre e këtyre emaileve, Policia ka thënë se kushdo që i pranon ato, të adresohen në adresën elektronike të Policisë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “ftesë/arrestim i menjëhershëm”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket ‘Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik’, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
-
Policia e Kosovës: Emailet që po qarkullojnë janë të falsifikuara, mos bini pre
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare
-
Policia në Mitrovicë apelon për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare