Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Dy të plagosur nga sulmi me armë drejt veturës së kryetarit të Haraçinës

Policia në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur plagosja

Foto: Alsat-mk

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të Komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimi.

Siç raporton “Alsat-mk”, të plagosurit janë një nëpunës i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës. 

Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë, i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.