Milorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, ka nënshkruar në Banja Llukë dekretet për shpalljen e ligjeve për ndalimin e funksionimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës në këtë entitet.
Këto ligje antikushtetuese ishin miratuar nga Kuvendi i RS-së në një seancë më 27 shkurt të këtij viti, raportoi Klix.ba.
Ligjet qenë miratuar menjëherë pasi Dodiku ishte dënuar nga një gjykatë në Bosnjë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim i ushtrimit të detyrës.
Tani pritet që disa politikanë të iniciojnë në Gjykatën Kushtetuese këto ligje për vlerësim të kushtetutshmërisë.
Mediat boshnjake raportojnë se ndryshimi i këtyre ligjeve mund të interpretohet si përpjekje për grushtshtet.
-
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës konfirmon ndalimin politik për Dodikun
-
Dodiku shpall referendum
-
Dodik s’e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike
-
Dodiku lajmëron pezullimin e përkohshëm të ligjeve jokushtetuese
-
Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska