Format gjeometrike ofrojnë hapat e parë të njohjes së fëmijëve me gjeometrinë. Njohja me format gjeometrike është shumë e rëndësishme, ngase ato ndodhen kudo në mjedisin ku jetojmë. Për këtë arsye, edicioni më i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve ju sjell materiale të ndryshme dedikuar formave gjeometrike.
Përmes aktiviteteve të llojllojshme fëmijët e Akademisë “Loja” u familjarizuan akoma më shumë me format gjeometrike dhe ishin të aftë të bënin dallimin mes tyre. Njëherësh përmes këtij edicioni fëmijët mund të mësojnë së si të shfrytëzojnë format gjeometrike për të krijuar punime kreative.
Më pas mund të testojnë njohuritë e fituara përmes gjëegjëzës dhe kuizit.
Për më shumë, shikoni emisionin e plotë në linkun e mësipërm.