PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Pesë përfitimet që sjell muzika

Sot do të mësojmë për përfitimet e muzikës.

Kur ne dëgjojmë muzikë, ne përdorim të gjitha pjesët e trurit tonë dhe zemra jonë modifikon rrahjet e saj duke u munduar të imitoj ritmin e muzikës që ne dëgjojmë.

Siç po e shihni muzika ndikon në trurin dhe zemrën tonë.

Ne tani do t’i mësojmë pesë përfitimet fantastike që i sjell muzika.

Muzikë dhe ushtrime

Kur dëgjojmë muzikë gjatë kohës që jemi duke bërë ushtrime fizike rezistenca jonë rritet mbi 15%. Që nga ky moment nëse më duhet të konkurrojë në ndonjë garë, do ta bëj dukë dëgjuar muzikë dhe do e shohim nëse do të arrijë të fitojë.

Muzika dhe vallëzimi

Muzika na bën të vallëzojmë dhe vallëzimi e bën balancin tonë më të mirë, forcon muskujt tonë dhe na bën më ritmik dhe të koordinuar. Kështu që të dashur fëmijë, le të dëgjojmë muzikë dhe të vallëzojmë.

Muzika dhe fëmijët

Sipas studimeve universitare, fëmijët të cilët luajnë në instrumente muzikore kanë memorie më të mirë, janë më të përgjegjshëm, më të qëndrueshëm dhe kanë aftësi më të mira matematikore. Gjithashtu ata kanë aftësi më të mira të të shprehurit dhe aftësi më të mira të të dëgjuarit. Kështu që, zgjidhni instrumentin tuaj të preferuar dhe filloni të mësoni të luani në të.

Muzika dhe bebet

Kur ne lëshojmë muzikë edhe bebet të cilat nuk kanë lindur akoma dhe janë në barkun e nënës bëhen shumë të emocionuar sa që zemrat e tyre rrahin shumë dhe truri i tyre aktivizohet. Por jo të gjitha llojet e muzikës janë të duhurat. Më e mira është muzika relaksuese si ninullat ose muzika klasike.

Muzika dhe kujtesa

Muzika ndikon pozitivisht në kujtesën tonë, sepse na ndihmon të mbajmë në mend. Njerëzit e vjetër janë të aftë të rikujtojnë plot momente të lumtura të jetës së tyre për shkak të muzikës. Në fakt ka këngë të cilat ne i mbajmë në mend gjithmonë. Ato janë këngët e jetës sonë.