Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fëmijët provojnë ngjitjen

Kampet verore janë shumë të pëlqyera nga fëmijët. Aty ata socializohen dhe argëtohen përmes aktiviteteve të ndryshme.

Këtë herë, fëmijët e ‘Anglia Summer School’ provuan ‘climbing’ dhe u përballën me frikën e tyre nga lartësitë.

Mësuesit tregojnë më shumë për qëllimin e këtyre aktiviteteve dhe ndikimin që kanë te fëmijët.

Disa ngjiten më shpejt e disa më ngadalë e me kujdes. Por, me rëndësi është që të gjithë kënaqen dhe provojnë një eksperiencë krejtësisht të re. Kjo ju ndihmon edhe që të përballen me frikën dhe të jenë të guximshëm.

Fëmijët sfidojnë veten përmes këtij sporti duke treguar gjendshmërinë e tyre për t’u kapur dhe për t’i koordinuar duart me këmbët. Kështu ata ushtrojnë, por në të njëjtën kohë edhe argëtohen shumë.

Duke qenë gjithnjë të kujdesshëm, aktivitetet sportive mbesin mënyra më e mirë për të kaluar verën e për ta shijuar në maksimum motin e nxehë.