Pasi mësuan informacionet e nevojshme për pingpongun, fëmijët e kopshtit “Ardhmënia” me padurim pritnin të provonin këtë sport, të mësonin lëvizjet e duhura dhe të fillonin të luanin.
Me fytyrat e tyre të buzëqeshura dhe plot gëzim, secili tentonte të realizonte në mënyrë sa më të mirë lëvizjet që i kishin mësuar. Përmes përsëritjes së lëvizjeve, ata i përmirësonin ato dhe i zhvillonin aftësitë e tyre. Më pas filluan të luanin pingpong me njëri-tjetrin duke u përpjekur të shënonin sa më shumë pikë.
Disa prej tyre e kishin provuar këtë sport më parë e disa jo, mirëpo vërehej se pingpongu u bë shumë i dashur për ta. Aktiviteti i trupit dhe trurit që zhvillohet gjatë kësaj loje ndikon që ky sport të jetë shumë i pëlqyeshëm. E këtë emocion fëmijët e ndanë edhe me ne.
Nuk ka nevojë për shumë fjalë që të tregohet kjo ndjesi. Mjafton të shikosh fëmijët dhe entuziazmi që ata kanë është i dukshëm.
Ndërsa për në fund ata krijuan reketë dhe topa të pingpongut nga letra, duke u relaksuar kështu nga aktiviteti që e zhvilluan me shumë gëzim.
Edhe
Pingpongu, sporti që i zhvillon shumë reflekset
Përveç kënaqësisë që sjell, pingpongu ndikon edhe për një trup më të shëndetshëm, sepse forcon muskujt dhe rrit energjinë. Gjithashtu ju mund të krijoni miqësi të reja duke e praktikuar atë.
Pra, pingpongu është sport shumë argëtues për fëmijët. Përmes tij ata u kënaqën jashtëzakonisht shumë dhe shprehën dëshirën e tyre që të luajnë përsëri.