PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE
Fëmijët krijojnë tokën duke lënë gjurmët e duarve në hamer
Pasi rikujtuam njohuritë që kemi për planetin tonë i erdhi radha punimit të tij përmes ngjyrosjes së duarve me ngjyrat që simbolizojnë tokën. Kaltër e gjelbër janë ngjyrat dominuese për shkak të sipërfaqeve ujore dhe tokësore që ka toka. Këto ngjyra e bëjnë këtë planet të dallohet nga të tjerët.
Fëmijët me shumë entuziazëm vendosnin duart e tyre të ngjyrosura duke krijuar tokën përmes gjurmëve që linin në fletë.
