PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve, me shumë risi në sezonin e ri

Të vegjlit do të mund të shohin shumë risi në sezonin e ri të Programit Fluturues të Fëmijëve, i cili nis të shtunën në Kohavision. Ata do të marrin përgjigje nga profesionistët për çështje nga më të ndryshmet që zgjojnë kurreshtjen e tyre. Mjekë, sportistë, muzikantë e kineastë do të jenë pjesë e PFF-së, për t’ju përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, çkado që atyre u intereson, p.sh. Pse kanë zgjedhur profesionin përkatës? Cilat sfida i kanë përcjellë? Çfarë mendojnë kur hyn në fushë? A ka krijesa të tjera inteligjente në ndonjë planet tjetër? Fëmijët në këtë sezon të PFF-së do të jenë lirë të ngrisin çfarëdo çështje që atyre u intereson.

Poashtu do të mësojnë për shprehi të mira e do të sfidohen nga kuizi i përjavshëm. Edhe në kë sezon do të vazhdojnë vizitat e ndryshme prej të cilave fëmijët mësojnë për vende, profesione e pasione.

funksionojnë satelitët e si ngritet aeroplani? Si krijohet era e si tornado? Si bëhet një pasqyrë e si një poç elektrikë? Dhjetra përgjigje të pyetjeve të këtilla do t’i mësojnë fëijë nga rubrika e re “A e dini si…?” e cila shpjegon se si bëhen gjërat.

Nuk do të mungojnë as vizatime, ilustrime e krijime të ndryshme shumë kreative, prej të cilave fëmijët mësojnë hap pas hapi për punëdore kreative.

Ndërkaq pjesë e emisionit do të jetë edhe “Baby beetles”, një seri unike e këngëve të animuara që është menduar t’u mësojë fëmijëve fjalët dhe frazat e para të gjuhës angleze, pavarësisht nëse fëmijët e kanë ose jo gjuhë të parë anglishten. Secila këngë përmban disa fjalë apo fraza që përputhen me gjendjen, stilin dhe ritmin e muzikës në mënyrë që të mbërrijnë tek emiocionet dhe imagjinata e shikuesve të vegjël.

Përmes këngës në “Baby Beetles”, fëmijëve u prezantohen tinguj, ritme, fjalë kyçe dhe fraza duke ndërtuar kështu një bazë të fort për nxënësit e ardhshëm të gjuhës angleze.

Programi Fluturues i Fëmijëve do të transmetohet çdo të shtunë në ora 16:25, në KTV.