Indikatorët kryesorë që e përkeqësojnë ekosistemin e mediave dhe informimit janë faktori para, faktori politik dhe narrativi i Serbisë ndaj Kosovës.
Këta tre faktorë, profesori Alban Zeneli, i kategorizoi si katalizatorët kryesorë të keqinfromimit. Këtë vlerësim e bëri në intervistën dhënë për emisionin “Prapa Ekraneve”. Ky është emisioni i parë që trajton çrregullimin informativ në dhe rreth Kosovës, i cili është prodhim i platformës për verifikimin e fakteve Hibrid.info, me mbështetje nga NDI.
Sipas Zenelit, gjeneratori i parë është paraja, ku gjenerohen përmbajtje jo të sakta për të gjeneruar dhe shtuar ueb trafik, apo edhe reklamim online.
Gjeneratori i dytë, sipas tij është faktori politik i brendshëm, të cilët krijojnë përmbajtje jo të sakta në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë mbështetje në elektorat në bindjet e tyre politike.
Kurse, gjeneratori i tretë është ajo që Bashkimi Evropian e quan propaganda joperendimore, duke iu referuar Rusisë dhe Kinës, por në rastin e Kosovës, ka shtuar Zeneli e kemi të njëjtën propagandë që zhvillohet nga Serbia për Kosovën.
“Narrativi i përgjithshëm i Serbisë për Kosovën ka prodhuar në vazhdimësi dezinformata”, ka thënë Zeneli, në intervistën për emisionin “Prapa Ekraneve”, duke shtuar se qëllimi kryesor i Serbisë për këtë është që serbët vendorë t’i mbajë të painkuadruar në institucionet vendore të Kosovës.
Edhe
Zeneli: Jemi tani në një demokraci jonormale, në “epokën e pas të vërtetës”
Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë në emisionin “Prapa Ekraneve”.
-
Konjufca: Dezinformatat për Kosovën vijnë më shumë nga Rusia dhe Serbia
-
Gërguri: Te ne ka informacione që s'e kanë asnjë filtër, qytetarët duhet të jenë "mini gazetarë"
-
Vrajolli: Manipulimi i zgjedhjeve nga Serbia rrezik për demokracinë në Kosovë
-
Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse