Prapa Ekraneve

Kush janë gjeneratorët kryesorë të keqinformimit në Kosovë, sipas profesorit Alban Zeneli

 

Indikatorët kryesorë që e përkeqësojnë ekosistemin e mediave dhe informimit janë faktori para, faktori politik dhe narrativi i Serbisë ndaj Kosovës.

Këta tre faktorë, profesori Alban Zeneli, i kategorizoi si katalizatorët kryesorë të keqinfromimit. Këtë vlerësim e bëri në intervistën dhënë për emisionin “Prapa Ekraneve”. Ky është emisioni i parë që trajton çrregullimin informativ në dhe rreth Kosovës, i cili është prodhim i platformës për verifikimin e fakteve Hibrid.info, me mbështetje nga NDI.