Arbëri

Biseda për bashkëpunimin pensional Kosovë – Mali i Zi

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë Jovo Pajoviq me bashkëpunëtorë po qëndron në Prishtinë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ata janë takuar me zyrtarë të MPMS-së (zëvendësministri Safet Kamberi dhe drejtori i Departamentit të Pensioneve në MPMS Bahri Xhaferi).

Me këtë rast është biseduar për çështjen pensioneve si dhe njohjen e konfirmimin e stazhit të punës për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Malin e Zi dhe anasjelltas.